Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Osmani në vizitë zyrtare në Singapor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Singapor. Osmani ka thënë se vizita e saj në Singapor është e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona. “Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë […]

Lexo më shumë

Shira të dendur dhe përmbytje masive në Kenia dhe Somali

Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 40 njerëz dhe kanë zhvendosur dhjetëra mijëra në Kenia dhe Somali, njoftuan agjencitë e ndihmës të hënën. Në Somali, qeveria shpalli një situatë emergjente pasi moti ekstrem vrau të paktën 25 njerëz dhe shkatërroi shtëpi, rrugë dhe ura, shkruajnë mediat e huaja. Punonjësit e urgjencës dhe […]

Lexo më shumë

Sot proteston sërish njësia elitare e Policisë së Kosovës

Pjesëtarët e njësisë speciale intervenuese e Policisë së Kosovës sërish sot do të ‘parakalojnë’ në shenjë proteste para objektit të Qeverise së Kosovës. Shkrimet në Facebook të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për kushtet e mira të këtij njësiti, duket se nuk ua kanë mbushur mendjen policëve specialë. Çka […]

Lexo më shumë

Lajçak sot pritet t’i takojë edhe liderët opozitarë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ndodhet për një vizitë në Prishtinë, gjersa mbrëmë ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Emisari Miroslav Lajçak pas takimit me zëvendëskryeministrin Bislimi ka thënë se kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm. “Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik […]

Lexo më shumë

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale, duke […]

Lexo më shumë

Lajçak pas takimit me Bislimin: Ramë dakord për hapat e ardhshëm

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka mbërritur në Prishtinë për një vizitë dyditore Emisari Miroslav Lajçak pas takimit me zëvendëskryeministrin Bislimi ka thënë se kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm. “Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi si vazhdimësi e takimit të […]

Lexo më shumë

Lajçak në Kosovë/ Musliu-Shoshi: Kjo po ndodhë si rezultat i mungesës së transparencës nga ana e Kurtit

Ariana Musliu Shoshi, deputetja e PDK-së, ka folur për vizitën e Miroslav Lajçak në Kosovë, ku sipas saj kjo vizitë është rezultat i mungesës së transparencës nga kryeministri Kurti. “Takimi po ndodhë menjëherë pas raportimit të z.Kurti në Kuvend! Kjo tregon për rëndësinë që ka dialogu në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka thënë ajo. […]

Lexo më shumë

“Trepça” gjobitet me 1 mijë euro nga Inspektorati i Punës

Inspektorati i Punës e ka gjobitur me 1 mijë euro subjektin juridik “Trepça” SH.A në Mitrovicë, lidhur me mospagesën e praktikantëve të certifikuar, moslidhjen e kontratave të punës me praktikantë dhe mos-sigurimin e mjeteve mbrojtëse. Në vendimin e Inspektoratit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet ankesa e palës në procedurë Arsim Musa kundër subjektit […]

Lexo më shumë