Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Dëmtohet një pjesë e fasadës së Ministrisë së Infrastrukturës

Në hyrje të ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës, është dëmtuar një pjesë e fasadës së objektit. Aty është parë të intervenojnë edhe zjarrfikësit, ndërsa policia ka rrethuar vendin e ngjarjes. Ky objekt, të cilit i është dëmtuar fasada, ndodhet në qendër të qytetit, saktësisht në Sheshin “Skënderbeu”, në kryeqytet. /TV Arbëria

Lexo më shumë

Çfarë ndodh nëse Trumpi arrestohet të martën?

Donald Trumpi pretendon se do të arrestohet të martën për akuzat që rrjedhin nga një hetim për një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin porno Stormy Daniels në 2016. Nëse po, ai do të ishte ish-presidenti i parë amerikan që do të përballet me akuza penale. Këtu janë disa pyetje kyçe mbi çështjet në lojë […]

Lexo më shumë

PDK-ja do të kërkojë në seancë shkarkimin e Rozeta Hajdarit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se gjatë seancës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për siç ka thënë shkeljet e shumta që i ka bërë në dikasterin që ajo e drejton. Deliu-Kodra tha se në seancën e të enjtes pos kësaj pike, do ta […]

Lexo më shumë

Të enjten, Kurti raporton për takimin në Ohër

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se të enjten do të mbahet seancë e re, me ç’rast do të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimin në Ohër. Kusari-Lila ka thënë se paraprakisht do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare, që dështuan të miratohen seancën e kaluar. “Të enjtet do të […]

Lexo më shumë

Ambasadorët e Quint-it i shkojnë në zyre Kurtit

Ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë të hënën janë parë duke i  shkuar në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë dhe vjen pas dakordimit që pati në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me aktin e zbatimit të Aneksit të marrëveshjes së propozuar nga BE-ja. […]

Lexo më shumë

39 vjetori i themelimit të tifozerisë së parë shqiptare

Më 20 mars të vitit 1984 është themeluar tifo-grupi i parë shqiptar, “Torcida”. Sot e 39 vjet më parë, themeluesi i saj, Shefqet Begu i njohur me nofkën Qeti, udhëhoqi grupin që në atë kohë njihej me emrin “Armata e Minatorëve- Torcida”. Qeti këtë emër e ka sjellur në Kosovë, pasi kishte bërë bujë së […]

Lexo më shumë

Disa ushqime ju ndihmojnë nëse keni alergji stinore

Ditë të ngrohta, bimë të lulëzuara dhe një dëshirë e madhe për të shijuar një ditë në natyrë? Kjo është ëndrra e shumë njerëzve por për disa pranvera kthehet në një “makth”. Në fakt, nëse vuani nga alergjia, në periudhën prill-qershor, teshtitja, skuqja e syve dhe vështirësitë në frymëmarrje bëhen shoqërues të padëshiruar. Më poshtë […]

Lexo më shumë