Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Latifi: Ukshin Hoti i gjallë jo vetëm në mendjen dhe zemrat tona, shpirti i tij kryengritës jeton mes nesh

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e 24 vjetorit të zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare Ukshin Hoti,  lartësoi figurën e tij të ndritur. Në Shtëpinë – Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe, para të pranishmëve, i pari i komunës së Rahovecit, bëri apel tek të gjithë që mund […]

Lexo më shumë

Lajçak mbërrin në Kosovë për takimet me Bislimin dhe Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për të pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Mësohet se paraprakisht diplomati sllovak, i cili mbërriti më herët se Kurti, ka patur takim me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi. Lajçak vjen në Kosovë pas takimit […]

Lexo më shumë

Qeveria e lumtur me miratimin e raportit të Parlamentit Europian për Kosovën

Qeveria Kosovës ka përshëndetur miratimin e sotëm nga Parlamenti Europian të raportit për Kosovën, i cili, siç thotë Qeveria, evidenton suksese dhe mesazhe pozitive për vendin. “Forcimi i demokracisë, sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe maturia institucionale e qeverisëse, janë vetëm disa nga shembujt e përmendur në këtë raport”. Zyra e Kryeministrit […]

Lexo më shumë

Parlamenti Evropian miraton raportet për Kosovën dhe Serbinë

Parlamenti Evropian miratoi dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, “përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë”. Për raportin për Kosovën votuan 452 deputetë, 87 ishin kundër dhe 76 abstenuan. Këto janë raportet […]

Lexo më shumë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje pesëshes së BE-së: Njihni Kosovën!

Gjatë seancës së Parlamentit Evropian ku u diskutua për raportin për Kosovën për vitin 2022, disa eurodeputetë kanë bërë thirrje pesë vendeve mosnjohëse të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas tyre, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia duke refuzuar njohjen për arsye të brendshme po e inkurajojnë Serbinë në përpjekjet për destabilizim […]

Lexo më shumë