Kusari-Lila ‘korrigjon’ raportin e Departamentit amerikan të Shtetit: AGK pretendon se gazetarët u sulmuan, raportimet jepen si numër i përgjithshëm
Mimoza Kusari Lila, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje e ka ‘korrigjuar’ raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, duke thënë se ai përmban pasaktësi. Në diskutimin parlamentar për këtë raport dhe atë të Freedom House, Kusari Lila tha se edhe për çështjen e lirisë së mediave dhe sulmeve ndaj gazetarëve, DASH-i “fatkeqësisht” ka gabuar. […]