Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Gjakovë, zhduket një grua

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar për një grua të zhdukur. Rasti është raportuar në Gjakovë, të premten në ora 01:00. “Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raport. Rasti është duke u hetuar.

Lexo më shumë

Aurora, fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora borealis të premten mbrëma ndriçoi qiellin në të gjithë kontinentin evropian, duke krijuar pamje mahnitëse. Aurora ndriçoi qiellin mbi Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Zvicrën dhe shumë vende të tjera, por edhe qiellin e Kosovës. Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian – çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë […]

Lexo më shumë

Kuvendi shkruan se pse edhe Kosova e shënon Ditën e Evropës

Republika e Kosovës sot shënon 9 Majin – Ditën e Evropës.Kuvendi i Kosovës shkruan se Kosova shënon 9 Majin, Ditën e Evropës, si dëshmi e orientimit evropian dhe synimeve strategjike. “Për Kosovës, anëtarësimi në BE ka domethënie shumëdimensionale, duke filluar nga vlerat evropiane deri tek stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik që BE-ja përfaqëson”, thuhet në njoftim. […]

Lexo më shumë

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni, Gërvalla: Dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale

Kosova inauguroi Konsullatën e Përgjithshme në Poloni. Përpos ministres Gërvalla i pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. “Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në […]

Lexo më shumë

MPJD: Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Kosova dhe Bashkimi Evropian sot i festojnë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe paqes. Kjo thuhet në deklaratën e MPJD-së për Ditën e Evropës të publikuar në platformën X. “Në Ditën e Evropës, ne festojmë vlerat tona të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe paqes.“Republika […]

Lexo më shumë

“Vala e Kosovës” me ngecje në thirrje dhe shërbime

Operatori telefonik “VALA”, gjatë ditës së sotme ka pasur probleme, raporton TV Arbëria. Operuesit me “VALA”, nuk po munden t’i kryejnë shërbimet e nevojshme si zakonisht. Humbja e valëve, mosfunksionimi i rrjetit 3G, moskryerja e transfereve të parave janë disa nga problemet e qytetarëve me operatorin “VALA. Në grupe të ndyshme në media sociale ka […]

Lexo më shumë

Osmani: Vizioni për Europën e kompletuar, të lirë dhe në paqe, më afër realitetit kur të gjithë aspirantët i bashkohen BE’së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se derisa populli i Kosovës iu bashkua sot qytetarëve europianë në shënimin e Ditës së Europës, vizioni për një “Europë të tërë, të lirë dhe në paqe” do t’i afrohet edhe më shumë kësaj me anëtarësimin e vendeve që aspirojnë e përkushtohen që të jenë pjesë e Bashkimit Europian. […]

Lexo më shumë

Vjen urimi nga ShBA për Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, duke e quajtur zgjedhje historike, meqë është presidentja e parë grua në këtë shtet. Aggeler ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet e Maqedonisë për siguri, prosperitet […]

Lexo më shumë