E plagosën një qen, arrestohen dy persona në Skenderaj
Dy persona janë arrestuar në Skenderaj dje më 14 shtator pasi e kishte plagosur qenin e një personi tjetër. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ata i kishte lajmëruar në polici pronari i qenit. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.