Mori 500 euro ryshfet, arrestohet oficeri i krimeve në policinë e Tiranës
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një oficer policie, të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”. Në pranga është vënë oficeri i policisë, nënkomisar Kastriot Palushi, 35 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” […]