Mes kërcënimeve nga protestuesit, jep dorëheqjen kryegjykatësi i Bangladeshit
Kryegjykatësi i Bangladeshit, Obaidul Hassan dha dorëheqjen të shtunën mes një vale protestash të reja studentore në vendin e Azisë Jugore. Asif Nazrul, një këshilltar i qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, tha në një video-mesazh në Facebook se Obaidul dha dorëheqjen pasi u paralajmërua nga protestuesit studentorë për “pasoja të rënda” nëse do të qëndronte […]