Gjashtë vetura dëmtohen nga plumbat qorr
Gjashtë qytetarë kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga plumbat qorr në qytete të ndryshme në vend. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në rrugë Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe në rajonin e Pejës. Rastet janë duke u hetuar. /TV Arbëria