Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur të hënën për të caktuar seancën e re. Në rend dite është interpelanca e Kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”. […]

Lexo më shumë

Dëmet nga vërshimet me miliona euro, komunat s’kanë buxhet për t’i mbuluar të gjitha

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), kërkon nga niveli qendror t’i lejojë komunave ta rishikojnë buxhetin, për të shikuar mundësinë që të investojnë mjetet për dëmet nga vërshimet. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka deklaruar se komunat nuk kanë buxhet për t’i mbuluar dëmet të cilat shkaktohen nga fenomenet natyrore, derisa ka […]

Lexo më shumë

Danimarka ende në pritje të huazimit të qelive nga Kosova

Kosova nuk e ka ratifikuar ende Traktatin për strehimin e qindra të burgosurve nga Danimarka, edhe pse dokumenti për këtë qëllim parasheh që transferimi i tyre të bëhet në tre muajt e parë të këtij viti. Dy vendet kanë nënshkruar letër-pëlqimin për dërgimin e 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë në dhjetor të vitit […]

Lexo më shumë

Shkruhen grafite “Wagner” në veri, policia nis hetimet

Grafite me mbishkrimin “Wagner” janë shfaqur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan. Policia e Kosovës ka thënë se njësiti policor i hetimeve po merret me rastet, derisa i ka cilësuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”. Bëhet e ditur se në Mitrovicë të veriut grafitet janë vendosur në mure të objekteve nga persona […]

Lexo më shumë

Plagoset një person në Pejë

Të dielën në mëngjes është plagosur një person nga arma e zjarrit në Pejë. I njëjti është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. “Pejë  22.01.2023 – 05:15. Është raportuar se viktima mashkull është plagosur me armë zjarri,me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është […]

Lexo më shumë