Mbi 200 orë pas tërmetit, një 77-vjeçare shpëtohet nga rrënojat në Turqi
Më shumë se nëntë ditë pasi tërmeti i fuqishëm ka tronditur Turqinë dhe Sirinë, ekipet e shpëtimit po tërheqin ende njerëzit nga rrënojat. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, sot ka publikuar një video që tregon shpëtimtarët duke nxjerrë një grua 77-vjeçare nga rrënojat në qytetin e Adiyaman të martën, rreth 212 orë pas tërmetit. […]