Arrestohet një i kërkuar për shitblerje të narkotikëve, dërgohet në vuajtje të dënimit
Policia ka njoftuar se sot në Fushë Kosovë është arrestuar një person që kërkohej me urdhëresë të gjykatës. E.S ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me burgim prej 1 vit e 10 muaj për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ai është dërguar në vuajtje të dënimit. […]