Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Studentët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi reagojnë për rritjen e çmimit të shërbimeve

Studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” shprehen të revoltuar ndaj rritjes së çmimeve të shërbimeve në fakultete të caktuara. Siç thanë ata, shpenzimet e reja vështirësojnë edhe më shumë studimet posaçërisht në rastet kur studimet financohen nga prindërit e tyre. “Nuk isha shumë e befasuar, këtë e prisja. Prindërit e mi ishin vërtet të […]

Lexo më shumë

Pas Lajçakut, Petkoviç do të takohet me përfaqësuesit e NATO-s, për të diskutuar mbi urën

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të takimeve të parapara të procesit të dialogut. Takimi u zhvillua në formatin bilateral, teksa takim trilateral nuk pati, për shkak të refuzimit të Serbisë që të […]

Lexo më shumë

Kreu i MPB shqpiptare takon kreun e forcave amerikane për Evropë: Folëm gjatë për rajonin e Kosovën

Ministri I Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se sot është takuar me Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, njëherit Komandant i Forcave amerikane në Evropës, Christopher Cavoli, shkruan Gazeta Express. Vengu ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar gjatë për situatën në rajon dhe përkrahjen që NATO vazhdon ta […]

Lexo më shumë

Orhan Murtezani u emërua kryenegociator i RMV-së me BE-në

Në seancën e sotme të Qeverisë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, u emërua si Kryenegociator me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërkaq zëvendëse e kryenegociatorit u emërua Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov. Në këtë seancë, Ministria për Çështje Evropiane gjithashtu u ngarkua për përgatitjen e […]

Lexo më shumë

Hetuesit në kërkim të motivit të personit të dyshuar për atentatin e dytë ndaj zotit Trump

Hetuesit amerikanë po kontrollojnë llogaritë e mediave sociale dhe postimet e personit të dyshuar për përfshirje në atentatin e fundit ndaj ish-presidentit Donald Trump, në përpjekje për gjetur motivin dhe nëse dikush tjetër mund të jetë përfshirë në incidentin e së dielës. Policia në Florida e arrestoi 58-vjeçarin Ryan Wesley Routh në një autostradë kryesore […]

Lexo më shumë

Pikëpyetje të reja mbi dhunën politike në SHBA

Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump gjatë fundjavës ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me dhunën politike në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, udhëheqësit demokratë dhe republikanë kërkojnë më shumë burime për Agjencinë e Shërbimit Sekret amerikan. Presidenti Joe Biden i dënoi […]

Lexo më shumë

Parlamenti në Gjeorgji miraton ligjin që kufizon të drejtat e LGBTQ

Ligjvënësit gjeorgjianë miratuan ligjin për “vlerat familjare dhe mbrojtjen e të miturve” që imponon kufizime gjithëpërfshirëse për të drejtat LGBTQ.Projektligji do të sigurojë një bazë ligjore për autoritetet që të shpallin të jashtëligjshme ngjarjet e Krenarisë dhe shfaqjet publike të flamurit të ylberit LGBTQ si dhe do të imponojnë censurën e filmave dhe librave. Udhëheqësit […]

Lexo më shumë

Peci: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar, organet e rendit të zbardhin aktin kriminal!

Kryetari i komunës së Zveçanit Ilir Peci, e dënon fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar në veri.Kështu thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga kryetari i Zveçanit. “Kryetari i komunës së Zveçanit z. Ilir Peci, dënon fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar. Sulmet e tilla, e cenojnë rendin dhe sigurinë publike dhe […]

Lexo më shumë