Austriaku në video shihet që flet gjuhën shqipe shumë mirë, dhe është I kuptueshëm në ato që thotë.
Ai më parë kishte punuar si zyrtar në misionin ndërkombëtar UNMIK.
Që nga mbarimi i luftës ai ka treguar se Kosova ka qenë e varfër, ka pasur papunësi, por që tani pas sa vitesh ai tregon të kundërtën, dhe ndihet i impresionuar nga përparimi që ka bërë Kosova.
Tutje ai tregoi se ka dëshirë të shohë Forcën e Sigurisë së Kosovës që të parakalojë, por sivjet parakalimi i ushtrisë nuk ka qenë në agjendë të qeverisë.
Sa i përket shtetit serb ai tha se Vuçiq nuk është i gatshëm për paqe, dhe nuk e pranon Kosovën shtet si fakt. /Lajmi.net/