Australia ka bërë një hap historik në mbrojtjen digjitale të të miturve, duke miratuar ligjin e parë në botë që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Vendimi hyn në fuqi më 10 dhjetor 2025, duke e bërë Australinë pionere globale në këtë fushë.
Sipas ligjit, të gjithë fëmijët nën 16 vjeç nuk do të lejohen të përdorin platforma si Instagram, TikTok, Facebook, Snapchat, X, YouTube, Reddit dhe çdo rrjet tjetër social që mbledh të dhëna personale.
Qeveria australiane ka deklaruar se qëllimi kryesor i këtij vendimi është mbrojtja e fëmijëve nga bullizmi online, varësia digjitale, përmbajtjet e rrezikshme dhe abuzimet. Autoritetet thonë se masa do të shoqërohet me kontrolle strikte për të garantuar zbatimin e saj dhe sigurinë e të miturve në internet.