Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > ATK u rikujton bizneseve TVSh-në për furnizimin e shërbimeve në ndërtim

ATK u rikujton bizneseve TVSh-në për furnizimin e shërbimeve në ndërtim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u rikujton bizneseve detyrimin për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, aplikimi i ngarkesës së kundërt.

“Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas ATK-së, shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, trajtohen sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 03/2019.

Vendimin Shpjegues Publik, detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjejnë tatimpaguesit në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime.

/TV Arbëria

Powered by WordPress