Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > ​ATK, në implementim të Projektit “Kreditimi i TVSH-së”

​ATK, në implementim të Projektit “Kreditimi i TVSH-së”

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të: regjistrohen, mbajnë dokumentacion, deklarojnë dhe të paguajnë saktë detyrimet tatimore.

ATK njofton se bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2023, ATK ka hartuar Planin e Veprimit për të përmirësuar përmbushjen tatimore të personave të tatueshëm të regjistruar për TVSH, përfshirë të gjithë faktorët me ndikim në kreditimin e TVSH.

“Përmes këtij plani, ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave të cilët nuk deklarojnë saktë kreditimin e TVSH-së. Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave të tatueshëm që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, gjegjësisht të: Deklaroni dhe paguani saktë tatimin; Mbani dokumentacionin sipas Ligjit; Deklaroni furnizimet tuaja duke aplikuar saktë normën e TVSH-së; Zbritjen e TVSH-së ta bëni saktë sipas Ligjit të TVSH-së dhe Aplikoni ngarkesën e kundërt për TVSH, ashtu siç kërkohet me Ligj; etj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ATK.

Administrata Tatimore e Kosovës, inkurajon të gjithë personat fizikë afarist dhe personat juridikë t’u përgjigjen saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

/TV Arbëria

Themes by WordPress