Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > ATK mbledhë mbi 700 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-gusht

ATK mbledhë mbi 700 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-gusht

Administrata Tatimore ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-gusht ka arritur të mbledhë 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të hyrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024 për 71.2 milionë euro.

Sipas ATK-së ky rezultat dëshmon për një trend të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave tatimore “që pasqyron jo vetëm përkushtimin e ATK-së në zbatimin e ligjit dhe forcimin e administrimit tatimor, por edhe vetëdijen gjithnjë e më të lartë të tatimpaguesve për përmbushjen e obligimeve të tyre.”

“Rritja e të hyrave ka rëndësi të veçantë për stabilitetin fiskal të vendit, sepse garanton më shumë mjete për investime publike, zhvillim ekonomik dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve. Kjo është dëshmi se partneriteti i ndërtuar ndërmjet ATK-së dhe tatimpaguesve po jep rezultate të prekshme dhe afatgjata.”, thuhet në një njoftim.