spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Atentat ndaj dy të rinjve shqiptarë në Itali, breshëri plumbash mbi ‘Audi’

Extra AL PVC

Një atentat mafioz është regjistruar në Como të Italisë, ku në shënjestër kanë qenë dy shqiptarë, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Mediat italiane raportojnë se të plagosurit janë shtetasit Indrit Lleshaj, 44 vjeç dhe Artan Lazari 42 vjeç, dy emra të njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, teksa ngjarja e rëndë është në orët e vona të së premtes.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe iu kanë zënë pritë dy shqiptarëve, të cilët janë qëlluar me disa plumba në gjoks dhe ndodhen në spital, ku njëri raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy shqiptarët e plagosur udhëtonin me një veturë tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga një makinë tjetër e paidentifikuar. Sapo marshimi i tyre u ndal, mbërriti një motoçikletë me dy burra të maskuar. Të dy fillimisht thyen xhamin e përparmë të Audi-t, por kur Lleshaj dhe Llazari zbritën, ata u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri nga njëri prej dy të panjohurve, i cili i plagosi kryesisht në gjoks dhe në qafë, raportojnë mediat italiane.

Dy shqiptarët mbetën në tokë të plagosur, ndërsa motorçikleta dhe veturat u larguan.

Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar ngjarjen.

spot_img

Të fundit

Rama: Kemi interesim për projekte nga investitorë të huaj, nga Qeveria kërkojmë vetëm të mos bëhet bllokuese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar...

Haradinaj kujton Xhevë e Fehmi Lladrovcin: Me ta isha bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot në...

Mbi 15 mijë aksidente për 8 muaj në Kosovë

Vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në total...

LDK-ja thotë se kryetari i Gjilanit e kurdisi një konkurs në Drejtorinë e Arsimit: Fatlumët, të gjithë familjarë të pushtetarëve

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mbajti të shtunën një konferencë për media, në të cilën e akuzoi kryetarin e komunës, Alban...

Rama: Kemi interesim për projekte nga investitorë të huaj, nga Qeveria kërkojmë vetëm të mos bëhet bllokuese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga Qeveria që të mos jetë “bllokuese” në investimet e kryeqytetit, por mbështetëse dhe bashkëpunuese. Rama...

Haradinaj kujton Xhevë e Fehmi Lladrovcin: Me ta isha bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot në 26-vjetorin e rënies bashkëluftëtarët e tij, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. Haradinaj tha se ata janë shembull...