Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet djali i ish-gjyqtarit

Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet djali i ish-gjyqtarit

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnatës së të hënës në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Persona të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Klajdi Prendi, 28 vjeç.

I riu është qëlluar sapo ka dalë nga një lokal i njohur i zonës. 28-vjeçari është dërguar me automjetin e tij ne spitalin e traumës nga miqtë e tij.

Viktima lëvizte me një automjet Mercedes G Class ku është qëlluar. Makina e dyshuar e autorëve është gjetur e djegur në fshatin Farkë.

Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.