Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti pritet të jetë largimi i madh nga Atalanta gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Bëhet e ditur se Gjimshiti ka pranuar të largohet nga Atalanta, ekip që është në negociata me klubin nga Katari, Al-Rayyan për çmimin e mbrojtësit 31-vjeçar.
Mësohet se Al-Rayyan ka ofruar 15 milionë për Gjimshitin, i cili në pranim ka pranuar ofertën e klubit nga Lindja e Mesme që i ka ofruar kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.
Tek Atalanta, tashmë kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e Gjimshitit që ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2026.
Bëhet fjalë për reprezentuesin e Austrisë, Kevin Danso, i cili është pjesë e ekipit nga Franca, Lens.