Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > At Nikolla Xhufka thirrje At Joan Pelushit: Merreni kishën e Shën Mërisë nën kujdesin tuaj baritor

At Nikolla Xhufka thirrje At Joan Pelushit: Merreni kishën e Shën Mërisë nën kujdesin tuaj baritor

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Kosovës, At Nikolla Xhufka ka folur për rëndësinë që ka për të, kisha e Shën Mërisë në Elbasan.

Ai ka thënë se kjo kishë është zemra e jetës shpirtërore ku ndezi qirinjtë e parë e mësoi shenjën e kryqit.

“Sot,  e them me dhimbje se pas ndarjes nga kjo jetë të At Nikollës, Kisha e Shën Marisë ka mbetur e mbyllur, e heshtur, e zbrazët. Si bir i asaj lagjeje dhe tani si një atë shpirtëror i saj, zemra ime nuk mund të pranojë që dera e kësaj Kishe të mbetet e kyçur.”, ka shkruar At Nikolla Xhufka në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse shqiptare, At Joan Pelushit që ta marrë atë nën kujdesin e tij baritor.

“Prandaj i drejtohem Hirësisë së Tij, Joanit: ejani në Elbasan dhe merreni Kishën e Shën Marisë nën kujdesin tuaj baritor. Le të jetë kjo më 8 Shtator, ditën e kremtimit të emrit të saj, që të ringjallet sërish altari i saj dhe të mbushet përsëri me dritë, këngë e lutje.”, ka deklaruar ai.