Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > At Nikolla Xhufka reagon pas vdekjes së Janullatus: Nuk gëzohem për vdekjen e tij

At Nikolla Xhufka reagon pas vdekjes së Janullatus: Nuk gëzohem për vdekjen e tij

At Nikolla Xhufka ka shpërndarë një deklaratë lidhur me vdekjen e Patriarkut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Janullatus.

Ai shprehet se, megjithëse nuk ka patur kurrë një mendim të favorshëm për Janullatusin, nuk gëzohet për vdekjen e tij dhe thekson se i vjen keq për fundin e tij të dhimbshëm.

Në deklaratën e tij, At Nikolla thekson se vdekja e Janullatusit, i cili vdiq me tuba në gojë dhe i shpuar në trup, është një fund “jo të denjë” për një njeri.

“Nuk lutem për të, e të bëj rolin e hipokritit sepse Janullatus kurr nuk është pranuar nga Shqiptarët si udhëheqës shpirtëror. Politika shqiptare po e vajton sapër “sy e faqe” sepse jam i bindur që “nuk i djeg barku” se vdiq Janullatus”, ka shkruar At Nikolla Xhufka.

Për sa i përket pasardhësit të mundshëm të Janullatusit, At Nikolla paralajmëron se vendin e tij mund ta zërë Joan Pelushi, Mitropoliti i Korçës, për të cilin thotë se ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Janullatusit. Megjithatë, At Nikolla shtron disa pyetje mbi arsyet e emërimit të një personi që ka qenë musliman dhe është konvertuar në ortodoks, duke vënë në dyshim se si një person me këtë kalim mund të drejtojë Kishën Ortodokse Shqiptare.

“Vëndin e Janullatus do e zër Joan Pelushi Mitropoliti i Korçës si një nga bashkëpuntorët e ngushtë të Janullatus . Joani është me origjinë Shqiptare ,i arsimuar shkëlqyeshëm ,di disa gjuhe të huaja etj… Joan Pelushi dikur ka qën Musliman dhe u konvertua në Ortodoks ! Nuk e di se si nje Musiliman mund të drejtojë Kishën Shqiptare në vënd të drejtojë Xhamit Shqiptare”, ka shkruar ai në Facebook.

Në përfundim, At Nikolla shpreh angazhimin e tij të vazhdueshëm për traditat e Kishës Shqiptare të Elbasanit, duke theksuar se do të vijojnë rrugën e Fan Nolit dhe se nuk do të pranojnë bashkëpunim me Joan Pelushin. Ai mbyll deklaratën me fjalët “Zoti qoftë me ne”. /TV Arbëria

Postimi i tij: