Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Astrit Gashi: Partitë shqiptare në krizë para zgjedhjeve – 30 mijë vota ende të papërcaktuara

Astrit Gashi: Partitë shqiptare në krizë para zgjedhjeve – 30 mijë vota ende të papërcaktuara

Opinionisti Astrit Gashi vlerëson se ndarja e votës shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka arritur një kufi elektoral prej rreth 219 mijë votuesish, duke i vënë partitë shqiptare përballë sfidave serioze.

Sipas tij, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) rrezikon një rezultat të dobët për shkak të mungesës së reformave të brendshme, ndërsa koalicioni VLEN ende nuk ka arritur të krijojë një strukturë solide organizative.

Aleanca për Shqiptarët, nga ana tjetër, përballet me ndarje të brendshme dhe paqartësi në orientim. Gashi thekson gjithashtu se mbi 30 mijë vota shqiptare mbeten të papërcaktuara, një faktor që mund të ndikojë ndjeshëm në balancat politike në zgjedhjet e ardhshme në vjeshtë.