Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Astrit Gashi kritikon ashpër: “Mjaft me hipokrizi, mundi dhe gjaku nuk shiten për teatro e kamera”

Astrit Gashi kritikon ashpër: “Mjaft me hipokrizi, mundi dhe gjaku nuk shiten për teatro e kamera”

Astrit Gashi ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan ai, sjelljes së një personi që kishte bërë thirrje gjatë protestave për 21 ditë, duke theksuar se nuk kishte pasur as forcë dhe as mundësi për t’i zbatuar ato thirrje.

Gashi ka thënë se ishin bërë thirrje që deputetët të mos lejoheshin të dilnin nga Kuvendi, ndërsa sipas tij, gjatë protestave pati arrestime, dhunë dhe keqtrajtime të protestuesve.

Ai ka ngritur pyetjen se kujt po i kërkohet “hallalli”, duke thënë se ai duhet t’u kërkohet atyre që qëndruan me ditë e net në vijën e parë, atyre që pësuan lëndime dhe atyre që, sipas tij, ndodhen në burg për shkak të thirrjeve të bëra.

“Mjaft më me hipokrizi, sepse mundi dhe gjaku nuk shiten për teatro dhe kamera. Marre e madhe!”, ka deklaruar Gashi.