Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Astrit Gashi kritikon ashpër intervistën e Albin Kurtit në RTK: Gazetaria që e kërkon partia në pushtet

Astrit Gashi kritikon ashpër intervistën e Albin Kurtit në RTK: Gazetaria që e kërkon partia në pushtet

Pas një periudhe të gjatë mungese në intervistat televizive dhe shmangie nga pyetjet e drejtpërdrejta të gazetarëve, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u shfaq mbrëmë në një “intervistë ekskluzive” në RTK.

Megjithatë, kjo paraqitje nuk kaloi pa kritika.

Gazetari Astrit Gashi, përmes një postimi, ka shprehur kritika për mënyrën si u realizua intervista nga Blerim Haxhiaj.

“Ma n’fund VeteVendosje ka ra ne kryeredaktor te mire te RTK-se, Blerim Haxhiaj. Po e shikoj intervisten te cilen Blerimi e paralajmeroi si me “kryeministrin e Kosoves” dhe nuk po e di se cili eshte Kryetari i VV, se ma shume po tingellon i tille “sherbetori i perhershem” Blerim Haxhiaj”, ka shkruar Gashi.

Gashi kritikon tonin dhe qasjen e gazetarit, duke thënë se ky është shembull i gazetarisë që nuk i shërben publikut, por pushtetit.

“Kjo eshte gazetaria dhe ky eshte gazetari qe e kerkon partia ne pushtet. Gerrdi e gazetarise!”, ka përfunduar Gashi.