Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Astrit Gashi bën thirrje për bojkot pas ndeshjes Vardar – Bashkimi

Astrit Gashi bën thirrje për bojkot pas ndeshjes Vardar – Bashkimi

Astrit Gashi ka reaguar ashpër pas ndeshjes mes FK Vardar dhe KF Bashkimi, duke e cilësuar atë si “inskenim të turpshëm” dhe jo futboll.

Sipas tij, një gol i shënuar në pozitë jashtë loje dhe ndëshkimet me kartonë të kuq tregojnë se fituesi ishte i paracaktuar. Gashi ka kërkuar që referit t’i ndalohet referimi përgjithmonë.

Ai ka akuzuar gjithashtu Federatën për mbrojtje të personave të përfshirë në incidente, duke paralajmëruar se situata të tilla mund të nxisin tensione më të gjera.

Në reagimin e tij, Gashi u ka bërë thirrje të gjitha klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut që të bojkotojnë xhiron e ardhshme të kampionatit dhe që rasti të dërgohet në UEFA për shqyrtim.