Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Asnjë sqarim nga Gërvalla për mandatarin dhe formimin e Qeverisë, tregohet e ashpër me media

Asnjë sqarim nga Gërvalla për mandatarin dhe formimin e Qeverisë, tregohet e ashpër me media

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është pyetur nga gazetarët për hapat e mëtejmë pas konstituimit të Kuvendit, konkretisht nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë mandatarin te presidentja Vjosa Osmani.

“A e dini ku keni ardhur dhe për çka keni ardhur, a jeni e ndërgjegjshme ku keni ardhur dhe për çka keni ardhur? Atëherë ju lutem, përmbahuni rregullave”, i tha Gërvalla gazetares së EO.

Këtë deklaratë ajo e dha pas pjesëmarrjes në meshën solemne me rastin e festës së Shën Nënë Terezës.

Për të njëjtën temë, EO ka provuar të marrë një mendim edhe nga ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, por as ai nuk pranoi të përgjigjet./eo