Analisti politik Nexhmedin Spahiu, shpërthen me kritika ndaj partive politike, lidhur me temën e emërtimit të rrugëve, me emrin e policit të vrarë, Afrim Bunjaku, në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Spahiu thotë se asnjë komunë nuk e vuri emrin e Afrim Bunjakut në ndonjë rrugë ose shkollë, transmeton TV Arbëria.
“Asnjë komunë nuk e vendosi emrin e Afrim Bunajkut në ndonjë rrugë,”, ka thënë Spahiu.
Ai ka veçuar dy komuna, atë të Prizrenit dhe të Pejës, të udhëhequra nga PDK-ja dhe LDK-ja.
“Pse nuk e përdor LDK-ja pse nuk e përdor PDK-ja, nuk po e përdorin. A e ka pushtetin në jug të Mitrovicës PDK-ja, a e ka pushtetin në Prizren PDK-ja? A e ka LDK-ja në Pejë, në Prishtinë, pse për një vjet asnjëra prej tyre nuk ja ngjiti emrin Afrim Bunjaku, një rruge, një shkolle, pse se bani?”, ka thënë Spahiu për TV Arbëria.