Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Brazil, vjen reagimi i presidentit brazilian

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Brazil, vjen reagimi i presidentit brazilian

Një aeroplan nga linja ajrore Voepass me 62 pasagjerë është rrëzuar në Sao Paulo të Brazilit, me pamje dramatike nga vendi i ngjarjes që tregojnë trupin e shkatërruar të aeroplanit në flakë.

Trupat lokale të zjarrfikësve kanë njoftuar se aeroplani është rrëzuar në qytetin e Vinhedos, pa dhënë detaje të tjera.

Por, së fundmi mediat lokale kanë raportuar se nuk ka të mbijetuar në aksident.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, përcjell Telegrafi.

Madje, da Silva e ndërpreu edhe fjalimin e tij në një ngjarje kur mori vesh për aksidentin.

“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur”, tha lideri brazilian në një deklaratë në X.

Ndryshe, aeroplani ATR-72 thuhet se po udhëtonte nga Cascavel në shtetin e Paranës për në Guarulhos në shtetin Sao Paolo.

Powered by WordPress