Deputeti i VV-së, Armend Muja ka reaguar pas deklaratave të bashkësisë ndërkombëtare që kanë pasur lidhur me mbylljen e zyrave paralele në disa vendbanime në Kosovë.
Muja i VV-së ka pyetur se si mundet që një gjë e tillë të konsiderohet veprim i njanëshëm, ashtu siç edhe thanë nga BE ditën e djeshme.
Tutje i është përgjigjur ambasadorit Rohde i cili tha të mos i hidhet benzinë zjarrit, gjë që për Mujën një gjë e tillë nuk po ndodhë.
Osmani: Për t’i parandaluar sulmet nga Serbia, kemi nevojë për përkrahjen e Gjermanisë dhe aleatëve
Postimi i plotë:
Si mundet që mbyllja e komunave/strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i kushtetushtmërisë të Kosovës të konsiderohet masë e njënashme e Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe aleatë tjerë?
Janë cilësime të tilla si kjo, ndërkohë që nuk ka asnjë masë ndaj Serbisë për sulmin paramilitar në Banjskë, që në fakt shkaktojnë çekuilibrim të procesit të dialogut dhe nxisin grupe të dhunshme të veprojnë dhunshëm.
Askush nuk po i hedh bezinë zjarrit. Por disa deklarara të partnerëve tanë mund të përdoren për fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale. Dhe në të njejtën kohë dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serb në Kosovë.