Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ASK: Në Kosovë, 490 mijë tonë mbeturina u grumbulluan gjatë vitit 2023

ASK: Në Kosovë, 490 mijë tonë mbeturina u grumbulluan gjatë vitit 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2023 ishte 490 mijë tonë, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2022, ka një rritje prej 0,4 %.

Sipas rezultateve të Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2023, del se ka pasur rritje të lehtë të sasisë së mbeturinave komunale në 2023.

“Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori. Të dhënat e AMK 2023, tregojnë se gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2023 ishte 490 mijë ton/vit, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2022, ka një rritje prej 0,4 %”, njofton ASK.

Sipas ASK-së, të dhënat e vitit 2023 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ishte 278 kg/ banorë/vit. Ndërsa, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë në Kosovë ishte 0.76 kg/banorë/ditë.

“Në Prishtinë dhe rajonin e saj, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë ka qenë 0.83 kg. Në rajonet e tjera të Kosovës, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë ishte 0.74 kg. Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2023 ishte në rajonin e Prishtinës, me 149 mijë t/vit, ose 30,4 %, ndërsa sasi më e vogël e mbeturinave komunale të grumbulluara ishte në rajonin e Gjilanit me 41 mijë t/vit, ose 8,5%”, njofton ASK.

Powered by WordPress