Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së hënës në një shtëpi private të të moshuarve në Osijek, kur një ashensor mallrash vrau një grua të moshuar, banore të shtëpisë.
Skena, siç shkruan Veçernji, ishte e frikshme dhe nuk e mbajnë mend as ekspertët më me përvojë të mjekësisë ligjore.
Plakës fatkeqe thuajse i ishte prerë koka dhe për të nxjerrë trupin jashtë, zjarrfikësit iu desh të prisnin dyshemenë.
Policia nuk jep asnjë informacion për këtë tragjedi, por i referohet DORH.
“Hetimet janë duke u zhvilluar, po konstatohet nëse ka elemente të veprës penale, gjegjësisht nëse ashensori ka qenë në gjendje pune dhe a ka qenë i servisuar rregullisht”, thonë nga Prokuroria Komunale e Shtetit në Osijek. /Vijesti /Shqip.com