Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > AShAK me libra të shkruar në gjuhë të huaj për historinë e Kosovës

AShAK me libra të shkruar në gjuhë të huaj për historinë e Kosovës

Në nder të 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka hapur ekspozitën e sotme “Kosova në memorien e botës” me libra historik të Kosovës të shkruara në gjuhë të huaja.

Në librat e ekspozuar në AShAK është shkruar historia e popullit të Kosovës në kohërat e luftës dhe përkrahja e shteteve të mëdha ndaj Kosovës. Përmes shkrimeve dhe historisë së vendit përcillet thirrja për kujdesi dhe ndërgjegje.

Me këtë rast, kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se këto libra reflektojnë luftën e popujve të vegjël për të cilët e gjithë situata varet nga mbështetja e shteteve të mëdha.

Konjufca tha se bota ka kuptuar të vërtetën e luftës së Kosovës përmes autorëve, studiuesve dhe gazetarëve dhe se e vërteta e Kosovës e kishte vështirë të depërtonte dhe në shumë raste paragjykohej.

Konjufca: Librat e shkruara në gjuhë të huaja për Kosovën reflektojnë luftën e popujve të vegjël

“Për ne që mbështetjen për çështjen tonë kombëtare e kemi kërkuar tek aleatët që vijnë nga shtetet demokratike ka qenë shumë me rëndësi që këtë mbështetje ta kemi te qarqet intelektuale, akademike, universitare dhe nga opinioni i gjerë publik këtyre vendeve. Vendimi i shumë krerëve të shteteve mike për të mbështetur çlirimin e Kosovës edhe pas pavarësisë ishte më i lehtë edhe për faktin se çështja e Kosovës filloi të perceptohej si një kaos që lidhej me lirin dhe vetëvendosjen e një populli të shtypur. Ky perceptim u ndërtua falë kontributit të shumë autorëve, historianëve, studiuesve, gazetarëve dhe publicistëve që e paraqitën të vërtetën për Kosovën. E vërteta e jonë ishte e vështirë të depërtonte dhe paragjykohej në shumë raste”, tha Konjufca.

Po ashtu, kryetari i AShAK-ut, Mehmet Kraja theksoi se kjo ekspozitë duhet të quhej “Kosova në memorien e botës”. Sipas tij, historia e luftës së Kosovës nuk mbetet vetëm si memorie, por përcjell mesazh dhe qartësi në rendin botërorë.

Ai shtoi se kjo ekspozitë është thirrje për të mos harruar thirrjen e kujdesisë dhe ndërgjegjësisë.

Kraja: Historia e luftës së Kosovës nuk mbetet vetëm memorie, përcjell mesazh në rendin botëror

“Këtë ekspozitë e kemi quajtur “Kosova në gjuhë të botës”, por ndoshta titulli më i saktë do të ishte nëse do të quanim “Kosova në memorien e botës”. Pra ekspozita është memorie e botës, një memorie kompetorane për Kosovën. Duhet thënë që kjo kemi këtu nuk është vetëm memorie por një mesazh me vlera të qëndrueshme politike dhe humane… Përmes këtyre librave që janë të ekspozuara, dy gjëra janë bërë të ditura në qartësi të madhe. Që të kenë ndikim në rendin e ri botërorë dhe për ata që kanë zënë fill në Kosovë. Po në këtë 25 vjetor të çlirimit të Kosovës, kjo ekspozitë është edhe një thirrje për të mos harruar, thirrjen e kujdesisë dhe ndërgjegjes…Ne, akademia, kemi bërë hapat e rëndësishëm në drejtim të specializimit të bibliotekës për Kosovën në gjuhë të huaja”, tha Kraja.

/TV Arbëria

Themes by WordPress