Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ASHAK hap ekspozitën “Vdes kur dua vet” në përkujtim të heroit Adem Demaçi

ASHAK hap ekspozitën “Vdes kur dua vet” në përkujtim të heroit Adem Demaçi

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës për nder të 16-vjetorit të pavarësisë ka hapur sot ekspozitën “Vdes kur dua vet” të përmbledhur në materiale të arkivuara që përshkon veprimtarin e heroit të kombit Adem Demaçi.

Të prezantuara në këtë ekspozitë ishin pjesët e para të romaneve të shkruara nga Adem Demaçi në kohën kur ishte në burg, si dhe disa të tjera jashtë burgut.

Me këtë rast, drejtori i ASHAK-ut, Bislim Bislimi derisa ka përmendur hapat e jetës së Adem Demaçit tha se sot detyra e Agjencisë është që të mbajë historinë e tij të gjallë.

Bislimi tha se Agjencia ka hulumtuar dhe sot po ri-sjell dosjen  Demaçi për të gjithë aktin e tij me Serbinë dhe ish-Jugosllavinë.

Malet dhe ndryshimet klimatike: Në Pejë çelet ekspozita “Italian Routes – Rrugët italiane”

Po ashtu, bashkëluftëtari i Adem Demaçit, Selatin Novosella  tha se kur heroi Adem Demaçi është i pranishëm përmes ekspozitave edhe populli është më i fortë.