Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Asgjë nuk kemi parë sa i përket krizës së derivateve të naftës

Asgjë nuk kemi parë sa i përket krizës së derivateve të naftës

Përgatiti: Afrim Kasolli

Kriza me derivate te naftës për shkak të mbylljes se Ngushticës së Hormuzit vetëm sa do te vjen duke u thelluar. Pasojat e saj serioze në Evropë do te ndjehen tek në muajin Prill dhe do të ashpërsohen në muajin Maj. Kështu të paktën po pohon kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, raporton Reutersi.

Sipas tij ndërprerjet në furnizimin me naftë nga Lindja e Mesme do të rriten në prill dhe do të fillojnë të ndikojnë në ekonominë e Evropës, pasi mbyllja e Ngushticës së Hormuzit kufizon rëndë furnizimet” pohoi ndër të tjera, Birol.

“Më shumë se 12 milionë fuçi naftë janë humbur që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, për shkak të sulmeve të Teheranit ndaj aseteve energjetike në rajon dhe kufizimeve në transportin detar përmes ngushticës”, ka shtuar kreu i kësa agjencie.

 

“Humbja e naftës në prill do të jetë dyfish më e madhe se ajo në mars, përveç humbjes së gazit natyror të lëngëzuar (LNG)… Kjo do të reflektohet në inflacion dhe do të ulë rritjen ekonomike në shumë vende,” ka alarmuar Birol. Humbjet pritet të zgjerohen në prill, pasi një numër dërgesash nafte dhe LNG që mbërritën në mars ishin kontraktuar para luftës dhe vazhduan drejt destinacioneve të tyre. Problemi më i madh është mungesa e karburantit për avionë dhe naftës dizel, e cila tashmë ka prekur vendet aziatike, por pritet të godasë edhe Evropën, tha Birol.

Në këtë kontekst kjo krizë po konsiderohet edhe më e madhe “se dy krizat e naftës në vitet 1973 dhe 1979, si dhe humbja e volumit të gazit rus për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022”.

Rreth 40 asete kyçe energjetike në Lindjen e Mesme janë dëmtuar që nga fillimi i luftës dhe do të duhet kohë për t’i rikthyer ato në funksion, raporton Reuters. Prandaj sipas Birol “po shkojmë drejt një ndërprerjeje shumë, shumë të madhe dhe më të madhes në histori deri më tani,”.

Ndërkohë, derisa kjo krizë po thellohet, presidenti Trump, përsëri sot e ka kërcënuar Iranin se nëse nuk e zhbllokon për 48 orë qarkullimin tregtar në Ngushticën e Hormuzit, do të përballet me ferrin mbi toke. Ndërkaq në një zhvillim paralel në Këshillin e Sigurimit, sipas mediumit New York Times, Franca, Rusia dhe Kina e kanë penguar tentimin e vendeve arabe për ta miratuar një rezolutë për përdorim të forcës kundër Iranit nëse refuzon në mënyrë kategorike ta hap atë arterie të rëndësishme detare.