Seanca e thirrur për sot në orën 11:00 ka dështuar. Kjo ishte përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila, ashtu si herët e tjera, përfundoi pa rezultat.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën për shkak të mungesës së votave për formimin e Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ai njoftoi se seanca do të vazhdojë pas dy ditësh.