Nazife Kokollari Tahiri, asambliste e VV-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit ka njoftuar se ka aderuar në AAK.
Ajo ka thënë se ky hap është shprehje e përkushtimit për t’u angazhuar edhe më shumë në shërbim të komunitetit dhe të vendit.
“AAK është shtëpia politike e vlerave që i besoj: liria, drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e dinjitetit të qytetarëve”, ka shkruar Kokollari Tahiri në Facebook. /tvArbëria