Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Asamblisti i VV-së tregon se si u arrestua mbrëmë në Prishtinë

Asamblisti i VV-së tregon se si u arrestua mbrëmë në Prishtinë

Asamblisti Arianit Beqiri ka shpjeguar se si u arrestua gjatë së hënës pasi thotë se nuk pranoi të paguante për hyrje në hapësirën ku po shfaqen ndeshjet e “Euro 2024” në Prishtinë.

Beqiri ka thënë se turmë e madhe e njerëzve u mblodhën para hyrjes në vendin ku shfaqen ndeshjet e ku dje luajti Shqipëria me Spanjën.

Sipas tij, sigurimi u ka thënë atyre që prioritet për të hyrë brenda kanë ata që kanë rezervuar me pagesë.

“Loja e Kombëtares ka ngjallur interes dhe interesimi ka qenë i madh. Me disa miq shkova me pa lojën në hapësirat këtu te sheshi i ri në Prishtinë, dhe sigurimi thotë se nuk mund të futeni brenda sepse ka shumë njerëz dhe sipas tij prioritet kanë ata që kanë rezervuar hapësirën brenda. Një rezervim i tillë i një tavoline vetëm për këtë lojë çka na është thënë neve ka shkuar deri në 20 euro”, ka thënë Beqiri në KTV.

Asamblisti i VV-së ka thënë se i është dukur e padrejtë që shumë qytetarë të mbetnin jashtë hapësirave.