Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Asambleja e PS në Durrës, Edi Rama: Deputetët me më shumë se një mandat do të garojnë në lista të hapura

Asambleja e PS në Durrës, Edi Rama: Deputetët me më shumë se një mandat do të garojnë në lista të hapura

Deputetët që kanë më shumë se një mandat do të garojnë në lista të hapura në zgjedhjet parlamentare të 2025 në Shqipëri. Kështu tha Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalën e tij në Asemblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku në fokus janë zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Këtë herë në bazë të ligjit të ri zgjedhor pjesëtarët e përfaqësues tonë do të jenë 187, 140 prej tyre në listën e votimit për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është u udhëz që të ndaj me ju se më e mira për ju sot deputetët me më shumë 1 mandat pa përjashtuar dhe drejtuesit politik të qarqeve që bëjnë pjesë në këtë kategori, përfshirë dhe unë personalisht të jenë në garë të hapur si gjithë tjerët”, tha ai.

Rama u ndal edhe te nevoja për rienergjizim të partisë, në mënyrë që socialistët të “ndezin motorët” për parlamentaret e vitit 2025.

Ai theksoi se për 6 muaj skuadra e PS do të jetë gati.

“Sot hapim një kapitull të ri të jetës së kësaj familjeje. Nga ky saksion ku do të përmbyllim proceset e brendshme zgjedhore duke ngarkuar edhe ekipin e ri drejtues, ne do të nisemi drejt përballjes për mandatin e katërt qeverisës së PS, pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë e re përfaqësuese “PS 2030 për Shqipërinë 2030”.