Kylian Mbappe shënoi një tregolësh teksa Real Madrid mundi Cityn 3-1, duke fituar në fazën e playoff-it me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Por Bellingham tha se edhe Rodrygo meritonte mirënjohje për paraqitjen e tij atë natë.
Ai deklaroi më pas: “Pff… Rodrygo është shumë i nënvlerësuar. Për mua ai është lojtari më i talentuar në ekip.
“Ajo që ai mund të bëjë me topin… Unë e shoh dhe mendoj ‘si e bën këtë?’ Nëse do të provoja, do të ndrydhja kyçin e këmbës. Është një kënaqësi të luaj me të. Mendoj se ai është ai që sakrifikon më shumë.
“Të gjithë e dimë se pozicioni i tij i preferuar është nga e majta. Ai bën shumë për ekipin nga e djathta, edhe pse nuk është pozicioni i tij i preferuar. Nuk ankohet kurrë.”
Për Mbappe, Bellingham shtoi: “Të gjithë e dinë që ai është i jashtëzakonshëm. Fillimi i tij ishte i vështirë, shumë presion në një ekip të ri. Kur erdhën golat… Ai është në një nivel tjetër.
“Vetëbesimi që ka, mund t’i japësh topin në çdo situatë, shpejtësia e tij… Lidhja e tij me Viniciusin. Duhet të jetë tmerr për mbrojtësit të luajnë kundër tij.”