I ftuar në emisionin ‘Përtej Tregimit’ me Valentina Ahmeti, inxhinieri njëherit ish i burgosuri politik Afrim Caka duke folur për arrestime e krimet e bëra nga serbo-malazezët në Gjakovë deklaroi se nganjëherë as letra e bardhë nuk e pranojke ngjyrën e stilolapsit çfarë krimi kishin bërë ata.
“Kam hyrë shtëpi më shtëpi diku mund të them diku 4,700 e sa shtëpi, të gjitha prej tyre e kishin nga një hisitori 4 orëshe, nga një krim të shëmtuar, jam futu në të gjitha duke filluar prej lagjes sime tek kusherinjtë e mi e në të gjitha lagjet, për besë kishte nganjëherë që letra e bardhë nuk e pranojke ngjyrën e stilolapsit çfarë krimi kishin bërë”, tha ai.
Tutje, sipas vlerësimit të Cakës në mesin e tyre kishte dhe shqiptarë për të cilën i kishte mbeldhur fotografi e shënime të tyre ku tha se do t’i botojë në librin e tij.
“Në mesin e tyre ka pasur serbo-malazezë dhe ka pasur shqiptarë që kanë bashkëpunuar me ta, por më në fund t’i gjejë fotot, t’ju gjejë shënimet dhe të gjitha t’i botojë në libër”, theksoi ai në ‘Përtej Tregimit’./tvarbëria/