Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > As Kuvendi nuk i shpëton ndërprerjeve të rrymës, deputetët mbesin në terr gjatë seancës

As Kuvendi nuk i shpëton ndërprerjeve të rrymës, deputetët mbesin në terr gjatë seancës

Një ndërprerje e energjisë elektrike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pikërisht gjatë seancës plenare ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2027.

Ky incident vjen në kohën kur ditëve të fundit janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Kosovës, përfshirë edhe kryeqytetin, Prishtinën.

Deri më tani nuk dihen arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike në objektin e Kuvendit.