Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “As fëmijët nuk mashtrohen më”/ Gaxherri: Bllokuesi është VV-ja, Presidentja pjesë e kësaj loje

“As fëmijët nuk mashtrohen më”/ Gaxherri: Bllokuesi është VV-ja, Presidentja pjesë e kësaj loje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dorëzuar në Gjykatës Kushtetuese komentet lidhur me vendimin e fundit të Kushtetueses pasi kjo e fundit ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media, Osmani shprehet se “po synohet për një nënkryetar të bllokohet shteti në tërësi dhe është detyrim i gjithsecilit prej nesh që ta bllokojmë çdo synim për ta arritur qëllimin e dështimit të Republikës së Kosovës”.

Pas këtyre deklaratave të Presidentes ka reaguar anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri.

Ajo deklaroi se Osmani është prapë në lojën e partisë së Albin Kurtit.

“Bllokuesi është LVV në krye me Kurtin, fatkeqësisht presidentja është prap në këtë lojë”, u shpreh ajo.

Gaxherri kujtoi se Osmani vetë kishte dërguar më parë një lëndë në Kushtetuese kur Kuvendi ishte i bllokuar, dhe pastaj e kishte tërhequr.

Ajo tha se me këtë “lojë të mërzitshme” nuk mashtrohet as fëmijët më.

“Osmani e tërhoqi një lënd që e dërgoi tek Kushtetuesja kur Kuvendi ishte bllokuar dhe ajo e tërhoqi që sipas saj, është një gjykatës që e lufton sovranitetin e Kosovës e sot po të njëjtën Gjykatë dërgon prap kërkesë, kjo është bërë lojë e mërzitshme se kush po donë me luajt me bllokimin dhe është e qartë që as fëmijët nuk mund t’i mashtrojnë më”,thotë Gaxherri.

Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses, Gaxherri: Po e provojnë bazamentin e shtetit

Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, është prononcuar për “Front Online” ndaj kritikave që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka drejtuar ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Gaxherri thotë se kjo vjen pasi Vetëvendosje dhe Kurti po vënë në pikëpyetje vetë bazamentin e shtetit.

“Një ish-kryeministër që nuk i pranon vendimet e Gjykatës dhe del publikisht dhe fyen e shanë Kushtetuesen dhe nuk pranon të shkojë në Prokurori, kjo na tregon që këta po luajnë me shtetin tonë kjo është e rrezikshme”, u shpreh ajo.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë që ka obligim kushtetues për ta konstituuar Kuvendin, por shtyrja e këtij procesi po i konvenon.

“LVV është subjekti i parë politik që ka obligime Kushtetuese me e konstitu Kuvendin dhe me bërë marrëveshje kur i ka numrat e mjaftueshme. LVV nuk donë me i bë por na jep me kuptuar që përveç që po i konvenon elektoralisht shtyrja dhe ashtu siç është deklaruar më herët që nuk e njohin këtë shtet dhe atributet e tij dhe sot duan ta provojnë Kushtetutën dhe bazamentin e shtetit”, tha ajo

Besa Gaxherri: Zgjedhja e Dimal Bashës, grackë e re nga Vetëvendosje

Zgjedhjen e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit të Kosovës, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri e ka cilësuar si produkt të nivelit të LVV-së.

Ajo tha për “Front Online” se edhe partitë e tjera opozitare duhet të jenë të kujdesshme për të mos rënë në “grackën e lojnave të VV-së”.

“Basha është produkt dhe niveli i LVV. Edhe partitë e tjera përveç LVV duhet të kenë kujdes se kemi rënë dhe mund të biem prap në grackën dhe lojnat e LVV siç është rasti konkret i Bashës”, tha ajo.

Sipas Gaxherrit, Albin Kurti ka përdorur kandidatë si Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Dimal Basha, me vetëdijen se nuk do të votoheshin.

“Kurti e ka përdorur secilin kandidat si Haxhiun, Gërvallën e të gjithë duke e ditur që nuk e voton askush as Dimal Bashën, por PDK e AAK duke dashur t’i tregojnë që ky është niveli juaj dhe ja po ua votojmë është një dëm i madh edhe pse maska e LVV ka rënë por Kosova është dëmtuar shumë”, u shpreh Gaxherri për Front Online.

Ajo shtoi se Vetëvendosje po e shndërron Kuvendin në një dramë turke, duke përdorur kandidatura që nuk përfaqësojnë vullnetin politik të shumicës.

“Personaliteteve që mbajnë barrë shtetërore duhet t’u bëhet vetting i thellë. LVV është duke luajtur në Kuvend drama të tipit turk se nuk mund ta zgjedhin asnjë parti politike një kandidat që ti donë, por cilën donë partia, Lista Serbe e kanë me Kushtetutë të drejtën e tyre”, përfundoi Gaxherri,