Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në adresimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili.
Pos AAK-së, edhe PDK-ja ka thënë përmes një komunikate për media se do ta bojkotojë fjalimin e të parës së shtetit.