Sylë Maxhera, autor poezish e muzikant që jeton e vepron në Spanjë ka qenë i ftuari i kësaj jave në emisionin Përtej Tregimit me Valentina Ahmetin.
Maxhera ka folur për shumë çështje, përfshirë kulturën, historinë e identitetin shqiptar.
Duke folur për vendin ku jeton, Spanjën, ai tha se problemi më i madh atje është ultranacionalizmi. Tutje Maxhera shtoi se në Spanjë ende vriten gratë.
“Problemi numër një në Spanjë është korrupsioni shtetëror ultranacionalist, e djathta ekstreme…Gjëja më absurde është të jesh ultra i djathtë. Jetojmë në një shoqëri pluraliste, nuk jemi na vetëm. Pse mos me pasë një shef gru, pse duhet me qenë mashkull. Këto gjana ndodhin edhe në vendet ma progresiste. Në Spanjë vrahen gratë por na jemi prapë shumë larg”, tha ai në TV Arbëria.
Sipas tij, Kosova 25 vite pas luftës është zhvilluar më shumë se 99 % e vendeve pas një periudhe të tillë.
“Neve na duhet kohë, ne vetëm sa kemi dalë prej lufte. Gjithë ky progres që është bë në 25 vite, ne kemi arritë më shumë se 99 % e vendeve pas luftave që kanë arritë”, ka shtuar Maxhera.