Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Arti si përgjigje ndaj dhunës

Arti si përgjigje ndaj dhunës

 

Shkrimtari i njohur Selman Rushdie ka njoftuar se së shpejti do të publikojë kujtimet për sulmin me thikë ndaj tij, sulm ky, nga i cili mbeti i verbër në anën e majtë të syrit si dhe i lënduar në dorën e djathtë.

Duke folur për përmbajtjen e librit shkrimtari ka pohuar se e kishte të domosdoshme për ta shkruar atë libër, më qëllim që të kuptonte me anë të meditimit letrar se çfarë kishte ndodhur si dhe të ofronte një përgjigje ndaj dhunës përmes artit. Libri prej 256 faqesh i titulluar “Knife: Meditations After an Attempted Murder”, do të publikohet me 15 prill 2024, nga shtëpia botuese Penguin Random, shkruan Euronews.

Ndërkohë, shtëpia botuese e ka përshkruar librin “Knife” (Thika) si një libër “përvëlues” i cili na përkujton për rëndësinë e pushtetit të fjalëve dhe na ndihmon në sensin e të kuptuarit mbase edhe për atë që është e pamendueshme. Kurse, ky libër shpreh përcaktimin e Rushdie-s për të treguar rrëfimin e tij dhe për të rikthyer të puna e tij më e dashur, e që janë fjalët dhe arti.

Në gusht të vitit 2022 Selman Rushdie në moshën 76 vjeçare ishte goditur me thikë nga një sulmues deri sa ishte duke mbajtur një ligjërate në New York. Sulmuesi i tij ishte Hadi Matar një pjesëtar i komunitet mysliman shiit nga New Jewrsey.

Mirëpo, paraprakisht Salman Rushdie kishe kaluar vite të tëra në fshehtësi, izolim dhe i mbrojtur nga sigurimi britanik, pasi autoritet shtetërorë në Iran që nga viti 1989 lëshuan një fetva kundër tij, duke e akuzuar për blasfemi për shkak të veprës së njohur “Vargjet Satnike”.

/TV Arbëria

Themes by WordPress