Pak para fillimit të ndeshjes mes Arsenalit dhe Leeds United, trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta ka zbuluar pse nuk e fillon ndeshjen me Bukayo Sakan.
Arteta e ka lënë Sakan në bankën rezervë, duke e filluar ndeshjen me Gabriel Jesus në pozitën e yllit anglez.
Arteta ka treguar tani arsyen pse Saka nuk është titullar në ndeshjen e sotme.
“Ai nuk mundi të stërvitej mbrëmë pasi që nuk ndjehej mirë, por sot ai ndjehet pak më mirë, kështu që e futëm Gabbin (Gabriel Jesus). Ai sjell shumë energji, kualitet, lëvizje dhe kaos. Ai është një lojtar që neve na ka munguar dhe është shumë mirë që ai është kthyer”, tha Arteta.
/TV Arbëria