Mikel Arteta e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë në Premier Ligë për muajin janar, duke e fituar kështu plot tre herë këtë sezon.
Arteta ishte shpallur trajneri më i mirë i muajit për muajt nëntor dhe dhjetor, dhe tani e fiton përsëri çmimin pas një muaji fantastik të “Topçinjëve”, raporton KosovaPress.
Arteta mposhti kolegët e tij si Steve Cooper (Nottingham Forest), Roberto De Zerbi (Brighton), Unai Emery (Aston Villa) dhe Thomas Frank (Brentford).
Arsenali arkëtoi shtatë pikë nga tre ndeshje kur po e vazhdojnë aventurën drejt titullit të parë të Premier Ligës që nga sezoni 2003/04.
Pas një barazimi pa gola me Newcastle në shtëpi, Arsenali e mposhti Tottenhami si mysafirë për herë të parë që nga viti 2014, para se ta përmbyste rezultatin në 3:2 dhe të fitonte ndaj Manchester United.
Ky është çmimi i tretë i trajnerit më të mirë të muajit për Artetan që nga fillimi i sezonit 2022/23, ku e kishte fituar këtë edhe në muajin gusht.
Leading the way 👊
For the third time this season, Mikel Arteta is your @BarclaysFooty Manager of the Month!
#PLAwards | @Arsenal pic.twitter.com/4EY0M90Fox— Premier League (@premierleague) February 3, 2023
/TV Arbëria