Arsenali vazhdon të luftojë për titullin e kampionit në Ligën Premier, edhe pse tani asgjë nuk është në dorën e tyre.
Topçinjtë morën fitore të rëndësishme ndaj Newcastle në udhëtim me rezultat 0-2, teksa tani janë vetëm një pikë mbrapa Cityt që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Por përkundër se nuk është asgjë në dorë të tyre, trajneri i Arsenalit vazhdon të besojë se mund t’ia dalin ta fitojnë Ligën Premier.
“Ne jemi ende në garë dhe do të vazhdojmë të shpresojmë. Çështja e titullit kampion nuk është vendosur ende dhe e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të mos e humbasim fokusin për asnjë moment”.
Topçinjtë deri në fund të kampionatit kanë tre sfida shumë të rëndësishme, ku fillimisht luajnë në shtëpi ndaj Brightonit, përballen me Nottingham Forest në udhëtim dhe në xhiron e fundit presin Wolverhampton Wanderers në ‘Emirates’ stadium.
/TV Arbëria